Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka njoftuar të mërkurën se qeveria e tij do t’i ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin që nga e enjtja, për shkak të eskalimit të tensioneve ndërmjet shteteve, lidhur me luftën Izrael-Hamas.
Petro e ka përshkruar sërish rrethimin e Gazës nga Izraeli si “gjenocid”, raporton AP. Ai më parë pezulloi blerjet e armëve nga Izraeli dhe i krahasoi veprimet e atij vendi në Gaza me ato të Gjermanisë naziste.
“Nesër marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izraelit do të ndërpriten…për shkak të pasjes së një presidenti gjenocidal”, ka thënë Petro gjatë një marshi për Ditën Ndërkombëtare të Punës, në kryeqytetin kolumbian.
“Nëse Palestina vdes, vdes humaniteti, dhe ne nuk do ta lejojmë atë që të vdesë”, ka shtuar ai. Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz i ka qortuar komentet e Petros, në platformën X.
“Historia do të kujtojë se Gustavo Petro vendosi të qëndrojë me përbindëshat më të neveritshëm të njohur për njerëzimin, të cilët dogjën foshnjat, vranë fëmijë, përdhunuan gra dhe rrëmbyen civilë të pafajshëm,” ka shkruar Katz. Disa javë pas sulmit të 7 tetorit të kryer nga Hamasi në jug të Izraelit, që shkaktoi luftën në Gaza, dhe gjatë të cilit mbetën të vdekur rreth 1,200 persona, Petro ka tërhequr ambasadorin e saj në Izrael./abcnnews.al
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...