Google ADS

Osmani: Ilaz Kodra ashtu siç e nisi aktivitetin patriotik, ashtu edhe e përfundoi, duke mbrojtur dinjitetin dhe identitetin tonë kombëtar

11:08 | 2 Maj 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në seancën solemne për të nderuar rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra dhe 315 dëshmoreve e martirëve më 30 prill 1999 në Drenicë.

Në fjalën e saj, Osmani tha se 25 vjet më parë këto fshatra janë gjendur në egërsinë e regjimit gjenocidal të Serbisë, në një ofansive që siç tha ajo, ka pasur qëllim shfarosjen e shqiptarëve dhe spastrimin etnik të shqiptarëve, shkruan Arbresh.info.

“Banorëve të këtyre fshatrave iu vu në mbrojtje Ushtria Çlirimtare e Kosovës në krye me heroin Ilaz Kodra dhe bashkëluftëtarët e ti.”, u shpreh ajo.

Ndër të tjera, Osmani tha se heroi Ilaz Kodra ka ndjekur idelain e komandantit legjendar Adem Jashari duke e konsideruar lirinë si vlerë të panegociueshme dhe sublime të popullit të tij ndaj edhe u përjetësua.

Sipas saj, heroi Ilaz Kodra qysh në rini e tij i kishte rrekur aktivitetet patriotik për liri e për shtet.

Osmani tha se si patriot i devotshëm u shëndrrua në dorën e djathtë të Adem Jasharit dhe bashkë me bashkëluftëtarët e tjerë themeluan UÇK-në  dhe kryen ushtrimet ushatarke në Shqipëri.

“Ilaz Kodra ashtu siç e nisi aktivitetin patriotik, ashtu edhe e përfundoi, duke mbrojtur dinjitetin dhe identitetin tonë kombëtar. Kauza e tij ishte liria ndaj ai ra për liri e për shtet. Thuhet se luftëtari nuk kthehet më në shtëpi pro përjetësohet për lirinë, edhe Ilazi nuk u kthye në shtëpinë e tij, por Kosova e lirë dhe e pavarur ishte dhe mbetet shtëpia e tij e hershme për të cilën dha edhe jetën.”, u shpreh Osmani.

Presidentja Osmani tha se heronjtë si Ilaz Kodra dhe gjithë dëshmorët e UÇK-së që ranë atë ditë dhe përgjatë luftës, janë më shumë se sa shtatore në bronz të cilat I përkujtojmë.

“Ata janë kujtesa jonë e përhershme, janë themeli mbi të cilin është ndërtuar shteti ynë, janë krenaria jonë, janë frymëzimi dhe udhërrëfimi i çdo vepre tonë. Ata na kujtojnë idealet më të larta të nderit, detyrës dhe sakrificës ndaj edhe na frymëzojnë çdo ditë për të ecur përpara.”, u shpreh ajo.

Osmani tha se Ilaz Kodra dhe dëhmorët e tjerë janë dëshmi se në vitet e 90-ta, Kosova ishte viktimë e agresionit serb kurse Serbia ishte agresori.

“Ne do ta mbrojmë gjithmonë këtë të vërtetë dhe do të punojmë fort që drejtësia të vihet në vend.”, tha mes të tjerash ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme