Dhuna gjatë protestës në Bashkinë Tiranë, Balla: E papranueshme

10:00 | 2 Maj 2024
K.B

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, në përfundim të mbledhjes së qeverisë foli për ndryshimet në ligjin për pasaportat dhe dokumentet biometrike, duke thënë se ka të bëjë me një ndryshim në kuadër të zhvillimit teknologjik.

“ Ligji të na mundësojë prodhimin e dokumenteve digjitale. Synimi ynë është shkojmë drejt digjitalizimit dhe dokumentet të mos mbahen më në portofol, dhe të ecim përpara sa më shpejt të dokumenteve digjitale”, tha ai.

Sa i përket dhunës gjatë protestës pranë Bashkisë Tiranë, Balla tha se dhuna ndaj institucioneve dhe policisë së shtetit është e papranueshme dhe se duhet të dënohet.

“Është e papranueshme dhuna ndaj institucioneve dhe dhuna ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit. Çdo akt dhunë ndaj punonjësve të policisë së Shtetit dënohet ashpër. I bëj thirrje Prokurorisë që të gjitha rastet të ndiqen me vëmendje. Dhuna ndaj një punonjësi të policisë është një dhunë ndaj shtetit. Pra edhe ky fraksion i opozitës duhet të kuptojë që koha kur sulmoheshin institucionet ka mbaruar”, shtoi ai.

Sa i përket pagave për punonjësit e Gardave, tha se vijojnë diskutimet intensive dhe se synohet që më 1 korrik të realizohet një pritshmëri shumëvjeçare dhe të ketë një rritje të pagave që sipas tij vjen për shkak të mirë-menaxhimit financiar./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme