Google ADS

Moti sot, i vranët dhe me riga shiu

07:10 | 2 Maj 2024
E.G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë, shkkruan Arbresh.info.

Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme./Arbresh.info/

Të ngjashme