Sekretari për punët e jashtme në Britaninë e Madhe David Cameron, gjatë një raportimi ne dhomën e Lordëve foli edhe për Kosovën. Pasi u pyet nga ish sekretari i pergjithshem i NATO-s Lord George Robertson mbi praninë ushtarake në rajon ai kërkoi që KFOR të tregohet më i fortë dhe i guximshëm.
Kam qenë në Kosovë dhe kam kaluar pak kohë me KFOR-in. Pasi u ktheva kontaktova Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe i thashë se duhet të punojmë më shumë me KFOR-in, që të jetë më i fortë dhe më i guximshëm,” ishin fjalët e Cameron.
Ky i fundit theksoi po ashtu se roli ushtarak i Britanisë së Madhe në Ballkanin perëndimor mbetet i fokusuar tek KFOR./A2CNN
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...