Numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës gjenden tek hyrja e Klinikës Emergjente

20:19 | 1 Maj 2024
E.H

Tre persona janë plagosur sot me armë zjarri dhe një person tjetër me mjetë të mprehtë, thikë, në Lupç të Podujevës.

Sot ka ndodhur një rast i rëndë në komunën e Podujevës, më saktësisht në Lupç, ku janë plagosur tre persona me armë të zjarrit dhe një me thikë, të cilët më pas janë dërguar në Emergjencë në QKUK

Në një prononcim për Arbresh.info, mjeku kujdestar në Klinikën Emergjence, Agron Çitaku, ka thënë se gjendja e njëri prej tyre është më e rëndë dhe do të futet në sallën e operimit, kurse njëri prej tyre është liruar nga QKUK-ja dhe është jashtë rrezikut për jetë, mirëpo është shoqëruar nga Policia në stacionin policor.

Siç raporton Arbresh.info nga Emergjenca, një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë prezent në QKUK./Arbresh.info

Ekipa e Arbresh.info gjendet në oborrin e QKUK-së ku ka siguruar pamje të trupave të shumtë policor të cilët “kanë blinuar” Kliniken Emergjente.

 

Lexo edhe:

Çitaku nga Emergjenca: Njëri nga të plagosurit në Lupç nuk ka pranuar të qëndroj në spital

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme