Cameron: Roli ushtarak i Britanisë, i fokusuar në KFOR

16:23 | 1 Maj 2024
R J

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, tani anëtar në Dhomën e Lordëve, në një raportim të Sekretarit Britanik, David Cameron, e pyeti atë mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet destabilizuese të Millorad Dodikut në Bosnjë e Hercegovinë, që po përkrahen nga Serbia e Aleksandër Vuçiqit.

Ai kërkoi të dijë nëse Londra zyrtare mendon se është koha që NATO, BE dhe Britania e Madhe, të bëjnë një intervenim të fortë për të mbrojtur Marrëveshjen e Dejtonit në Bosnjë e Hercegovinë.

Ndërkaq Sekretarit britanik, David Cameron, lidhur me këtë, lordit Robertson iu përgjigj se keni të drejtë se Serbia dhe Republika Serbe ne BeH kanë nisur një fushatë kundër rezolutës dhe në fakt e mohojnë se ajo që ishte në Srebrenicë ishte një gjenocid. Ata konsiderojnë se kjo është kundër serbëve dhe Rusia ka thirrur një seancë në KS të OKB-së duke pretenduar se rezoluta është sulm mbi marrëveshjen e Dejtonit.

“Të gjithë ju që e kujtoni Srebrenicën e dini se ishte një gjenocid dhe gjëja më e rëndë që kemi parë në kontinentin tonë në dekadat e fundit. Mbretëria e Bashkuar do të votojë pro-rezolutës dhe do të bëjë thirrje edhe të tjerëve që kundërshtojnë këtë që ta bëjnë këtë. E kjo mendoj se është në mbrojtje të marrëveshje së Dejtonit. Ajo që po mundohemi të bëjmë me Ballkanin Perëndimor është t’u japim atyre mundësinë për stabilitet, prosperitet e perspektivën euroatlantike”, deklaroi Cameron.

Ai sqaroi se Mbretëria  Bashkuar nuk ka trupa në kuadër të EUFOR-it në BeH, teksa shtoi se është në detyrën e BE-së që të merret me këtë çështje.

Cameron tutje, bëri të ditur për vizitën e tij në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se kishte vizituar KFOR-in dhe me të kthyer në shtëpi kishte biseduar me Sekretarin e NATO-s Stoltenberg, nga i cili kishte shprehur kjërjesën që KFOR-i të forcohet dhe të jetë më i guximshëm.

Cameron shtoi se roli i Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor është që të flasë me të gjithë, derisa saktësoi se roli ushtarak i shtetit britanik është i fokusuar në KFOR./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme