Osmani: Nabërgjani i ripërtrirë është në pritje të drejtësisë

13:21 | 1 Maj 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 32 martirët e Nabërgjanit të Pejës.

Osmani tha se 25 vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë masakruan 32 civilë të Nabërgjanit të Pejës, me synimin e tyre për shfarosjen e shqiptarëve, shkruan Arbresh.info.

“Nuk ia arritën këtij synimi shovinist, ndaj Nabërgjani i ripërtrirë është në pritje të drejtësisë.”, u shpreh ajo.

“E vërteta dhe drejtësia janë obligim i yni kundrejt viktimave dhe familjeve të tyre.”, shtoi Osmani.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, përfundoi presidentja./Arbresh.info/

Të ngjashme