Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Gjermania po udhëheq fushatë për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai ka pranuar se është e vështirë ta kundërshtojë fushatën gjermane për Kosovën, por ka thënë se i takon Serbisë të luftojë.
“Ata do të kenë nga 29 deri në 33 vota dhe u duhet një shumicë prej 31 (për pranimin e Kosovës), kështu që çdo gjë është në kufi”, ka thënë Vuçiq në hapjen e punimeve për stadiumin e ri kombëtar në Beograd, raportojnë mediat në Serbi.
Duke folur për dialogun, Vuçiq ka thënë se Prishtina po sillet “në mënyrë të pamatur”.
“Prishtina mori vendim të kundërligjshëm dhe të gjithë pajtohen se ishte vendim brutal për ndalimin e dinarit. Dhe pastaj ju ftojnë në bisedime dhe të pranoni të gjitha postulatet që Prishtina tashmë i ka zbatuar. Nëse nuk e pranoni me gjithë zemër, atëherë thonë se të dyja palët nuk ishin të gatshme për kompromis”, ka theksuar Vuçiq.
Presidenti serb, ka deklaruar se është në kërkim të zgjidhjes se si do t’i paguajë pagat dhe pensionet serbëve në Kosovë.
Sipas medieve në Serbi, ai ka thënë se faji nuk është vetëm i Kosovës, por edhe tek ata “që garantuan Marrëveshjen e Brukselit”./rtk
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë