Dy persona janë arrestuar dje në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri nga një veturë, shkruan Gazeta Express.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa në veturën e dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe 9 fishekë.
“Rr. Nazim Gafurri, Prishtinë 30.04.2024 – 14:45. Janë arrestuar dy meshkuj, pasi që të njëjtit dyshohet se nga vetura kanë shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa në veturën e dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe 9 fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Laborator” droge në Tiranë, 7 të arrestuar
Ushtria izraelite vret kreun e Xhihadit Islamik në Bregun Pe...
Ministri Peci mori pjesë në Panairin e Produkteve Tradiciona...
Shpërthen një cisternë në Pejë, nuk dihet për të lënduar
Dyshohet se tentoi t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet...
Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj