Antony Blinken ndodhet sot në Tel Aviv dhe tashmë është takuar me presidentin e Izraelit Isaac Herzog.
“Edhe në këto kohë shumë të vështira ne jemi të vendosur për një armëpushim që sjell pengjet në shtëpi. Dhe e vetmja arsye që kjo nuk po arrihet është për shkak të Hamasit. Ne gjithashtu duhet të përqendrohemi te njerëzit që po vuajnë në këtë konflikt.
Të fokusuar në dërgimin e ndihmës që u nevojitet, ushqimit dhe ilaçeve, uji ose strehimi është gjithashtu një nga shqetësimet tona,” tha Blinken.
Blinken do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe do të vizitojë Ashdod, portin pranë Gazës që u rihap kohët e fundit nga Izraeli për të lehtësuar dërgimin shtesë të ndihmës humanitare.
Një marrëveshje e propozuar midis Hamasit dhe Izraelit do të lejonte një pauzë 40-ditore në luftime që do të hapte rrugën për lirimin e pengjeve dhe të të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli.
Rreth 130 izraelitë besohet se ende mbahen robër në Gaza, megjithëse jo të gjithë mendohet se janë gjallë./abcnews.al
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen