Bosnja dhe Hercegovina goditet nga një tërmet

09:01 | 1 Maj 2024
K.B

Bosnja dhe Hercegovina është goditur nga një tërmet, mëngjesin e sotëm rreth orës 05:38 minuta.

Raportohet se epiqendra ishte 20 kilometra larg Bihaqit.

Magnituda e tërmetit ishte 4.3 ballë sipas shkallës Rihter, shkruan EMSC

Fillimisht u raportua se ishte një magnitudë prej 4.9 ballë të shkallës Rihter, e cila më vonë u reduktua në 4.6.

Tërmeti është ndjerë edhe në Kroaci, Hungari, Slloveni dhe Austri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme