34 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës

07:55 | 1 Maj 2024
K.B

Janë bërë 34 vjet nga ngjarja e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës së Deçanit.

34 vjet më parë në një tubim madhështor më 1 maj 1990 morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, me ç‘rast u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare.

Aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë, më 2 shkurt 1990 në Lumbardhë të Deçanit.

Ky aksion u shndërrua në një lëvizje për pajtimin e gjaqeve dhe falë punës së madhe të veprimtarëve në krye me Anton Çettën kjo lëvizje gjithëpopullore arriti të pajtojë mbi një mijë gjaqe e ngatërresa ndër-shqiptare./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme