Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, proteston sot.
Kjo sindikatë e ka kritikuar Qeverinë Kurti për trajtimin e punëtorëve të arsimit dhe të tjerëve.
Për 1 Maji-Ditën e Punëtorëve, SBASHK-u për dy orë proteston në Prishtinë. Kjo sindikatë ka theksuar se Qeveria nuk ka realizuar pritjet e SBASHK-ut me Ligjin e pagave.
“Tubimi i protestuesve nga ora 10 e 30 deri në 11 në oborrin e Bibliotekës Kombëtare. Në orën 11 fillon marshimi drejt MASHTI-t. Protestuesit këtu ndalën 5 minuta e pastaj vazhdojnë në koristë në anën e djathtë drejt Konvikteve. Nga aty vazhdojnë marshimin drejt Katedrales e nga aty drejt Hotel ‘Grand’ dhe Sheshit Zahir Pajaziti për të vazhduar nëpër shesh deri te ndërtesa e Qeverisë”, theksohet në njoftim.
Sipas njoftimit, para ndërtesës së qeverisë, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj do t’i shpalos kërkesat e anëtarësisë drejtuar Qeverisë.
“Pastaj flet kryetari i BSPK-së Atdhe Hykolli. Pas tij, kryetari nga sektori privat, Isuf Azemi i drejtohet Qeverisë me kërkesat e veçanta në emër të anëtarësisë që përfaqëson. Në orën 12 e 30 shpallet e mbyllur protesta dhe protestuesit shpërndahen në mënyrë të qetë”, njofton SBASHK-ut./Arbresh.info
Shpërthen një cisternë në Pejë, nuk dihet për të lënduar
Dyshohet se tentoi t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet...
Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj
Dita e ndeshjes/ Shqipëria udhëton në Pragë për të marrë pik...
Uragani “Milton”, dëme të jashtëzakonshme ekonomike, rreth 1...
Rama shkon në Hungari, takim me Viktor Orban