Bayern ‘makth’ për Bellingham, ylli anglez as sonte nuk arriti të mposht bavarezët

23:12 | 30 Prill 2024
D.H

Real Madridi luajti baras me rezultat 2-2 në ‘Allianz Arena’ ndaj Bayern Munchen, në kuadër të Champions League.

Për yllin anglez të Real Madridit, Jude Bellingham kjo ishte ndeshja e nëntë kundër Bayern Munchen, që nuk po fiton dot, shkruan Arbresh.info.

Lojtari anglez ende nuk e ka shijuar fitoren ndaj bavarezëve ku ka dy barazimeve e shtatë humbje.

Bellingham nuk pati sot performancë të mirë ndaj Bayernit, luajti 75 minuta dhe nuk shënoi e as asistoi.

Kujtojmë se Bellingham ka luajtur tek Dortmundi kohë më parë.

Fitoren e parë ndaj Bayernit do të kërkojë të mërkurënë e ardhshme në ‘Santiago Bernabeu’./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme