Instagram po ndryshon algoritmin e tij që ndikon në Reels për t’i dhënë përparësi “përmbajtjes origjinale”, njoftoi blogu i rrjetit social.
Para së gjithash, kjo do të ketë pasojat më të mëdha për “llogaritë e grumbullimit”, domethënë ata që publikojnë kryesisht video të përdoruesve të tjerë.
Gjithashtu, llogaritë me më pak ndjekës, por që postojnë videot e tyre, duhet të kenë shikueshmëri më të mirë në këtë mënyrë, transmeton Telegrafi.
Në një postim në blog, kompania deklaroi se po përpiqet të “korrigjojë” mënyrën e renditjes së llogarive, sepse, siç thonë ata, “historikisht, krijuesit me një numër të madh ripostimesh dhe ndjekësish kanë arritur më shumë përdorues sesa të ata vegjlit, të cilët krijojnë përmbajtje origjinale”.
Nuk është e qartë se çfarë ndryshimesh do të bëjë Instagram për ta “barazuar” këtë, por ata theksuan se algoritmi nuk do t’i japë më prioritet llogarive me më shumë ndjekës.
Ndryshimi i renditjes së përmbajtjes duhet të hyjë në fuqi në muajt e ardhshëm, ndërsa ndryshimi i “përmbajtjes origjinale” ka të ngjarë të arrijë shumë më shpejt.
Instagram thotë se do të vendosë në mënyrë aktive videot “origjinale” në sugjerime në vend të Reels të ripostuar, kur vëren se përmbajtja është identike.
“Gjithashtu, kur dikush riposton përmbajtjen e dikujt tjetër, do të ketë një shenjë se kush është krijuesi origjinal. Kjo nuk do të zbatohet për memet ose përmbajtje të tjera “të ndryshuara ndjeshëm”, thotë Instagram.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...