Paris nesër luan sfidën e parë gjysmëfinale në kuadër të Champions League ndaj Dortmundit.
Para ndeshjes në konferencë për media trajneri Luis Enrique, folur rreth objektivave të Parisit në këtë fund sezon, rreth kundërshtarit si dhe rreth atmosferës në stadiumin e Dortmundit, shkruan Arbresh.info.
“Që kur kam qenë këtu kam ndjerë mbështetjen e lojtarëve dhe klubit, jemi në një proces përmirësimi. Ky është ende vetëm fillimi i këtij projekti.
Ka mbetur edhe një muaj përpara se të vijë fundi i sezonit dhe ne ende mund t’i fitojmë të katër garat, duhet t’i menaxhojmë mirë emocionet tona dhe nuk duhet ta shohim presionin si kërcënim. Do të jetë një shfaqje shumë e mirë. Mund të ketë shumë gola falë aftësisë sonë për të hyrë në zonën kundërshtare.
Është një gjë e bukur të shijosh një ndeshje speciale në një stadium unik në Europë dhe të kesh mundësinë të arrish në finale për tifozët tanë” – tha ai.
Parisi eliminoi Barcelonën në çerekfinale ndërsa Dortmundi triumfoi ndaj gjigantit tjetër spanjoll Atletico Madrid./Arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...