Google ADS

Përshkallëzohet protesta te Bashkia e Tiranës, hidhen bomba e koktej molotovi

19:38 | 30 Prill 2024
E.H

Ditën e sotme po zhvillohet një protestë e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës në Shqipëri, e mbështetur nga “Rithemelimi” dhe PL.

Kjo është protesta e pestë radhazi e mbështetur nga “Rithemelimi” dhe PL para Bashkisë së Tiranës dhe vjen pas masave të sigurisë të vendosura nga SPAK ndaj disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës për “shpërdorim detyre”.

Po ashtu, zgjedhja e ditës së sotme për protestë, përkon me paraqitjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në Prokurorinë e Posaçme.

Në protestë kanë qenë të pranishëm disa zyrtarë të lartë të “Rithemelimit” dhe Partisë së Lirisë.

Gjatë fjalës së tyre, eksponentët e rithemelimit hodhën akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kërkuan dorëheqjen e tij.

Demonstruesit u përplasën me forcat e Policisë dhe hodhën molotov drejt godinës së Bashkisë.

Po ashtu, forcat e Policisë përdorën spraj lotsjellës ndaj protestuesve, për të bërë të mundur shpërndarjen e tyre./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme