Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbi gjashtë orë në SPAK, pyetet për dosjen e inceneratorit të Tiranës

15:12 | 30 Prill 2024
KRG

Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm (e martë) në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Prej më shumë se gjashtë orësh ai ndodhet në ambientet e brendshme të këtij institucioni, i shoqëruar edhe nga disa prej bashkëpunëtorëve të tij.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, ai është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prençi për dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Gjatë momentit që është paraqitur në SPAK, ai është përplasur me militantë të PD dhe drejtues të kësaj partie, në hyrje të godinës.

Kujtojmë se Veliaj ka deklaruar më parë se do të paraqitej vetë në SPAK./TCh

Të ngjashme