Dogana gjen 1600 kg ambalazh të letrës në një automjet, u sollën përmes rrugëve ilegale nga Serbia

15:07 | 30 Prill 2024
E.G

Njësia e TASK FORC-ës -Lindje (e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS.

Sipas njoftimit të Doagnës, në magjistralen Bujanoc- Gjilan nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti VË furgon me targa vendore, shkruan Arbresh.info

Gjatë kontrollit të automjetit ështe parë se kishte të ngarkuar mallra (ambalazh te letrës) me peshë 1600 kg, të cilën e kishte sjellur përmes rrugeve ilegale nga Serbisë në Kosovës.

Dogana bëri të ditur se automjeti dhe mallrat janë sekuestruar dhe derguar në terminalin doganor të Dheu Bardhë.

Ndërkaq, rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës./Arbresh.info/

Të ngjashme