Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj në Fushë Kosovë

14:37 | 30 Prill 2024
E.G

Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në ora 23:12, shkruan Arbresh.info.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM MBI VDEKJEN ·  Rr. Drenica, Fushë Kosovë 29.04.2024-23:12.  Është raportuar se nga familjarët, se viktima femër kosovare, në banesën e saj është gjetur pa shenja jete. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme