Google ADS

25-vjetori i rënies së Ilaz Kodrës, Haradinaj: Ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, ditën kur u vra Luani

12:25 | 30 Prill 2024
E.K

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejen e Qafë Mullarit dhe heroin e kombit, Ilaz Kodra.

Në llogarin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se në atë betejë ishte bashkë me Ilaz Kodrën, Fehmi e Xhevë Lladrovcin, Abedin Rexhën e luftëtarë tjerë.

Ai ka thënë se që nga ajo ditë kishin besim të madh se heroi në fjalë do të bëhet shtyllë e luftës çlirimtare.

“Ashtu edhe ndodhi, ai luftoi heroikisht deri në rënien heroike në vendin e tij të dashur, në Drenicë, me bashkëluftëtarët e tij trima. Në këtë datë kujtojmë po ashtu, dëshmorët dhe martirët e rënë në Vërboc, Shtuticë, Tërstenik, Dashec, Baks, Gllobar dhe fshatrat përreth”, ka shtuar Haradinaj.

Haradinaj është shprehur se në këto treva, shpirti i qëndresës është i përjetësuar dhe se mbesë në kujtesën historike si simbole të guximit për atdheun./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme