Google ADS

Serie A nuk pranon shtyrjen e ndeshjes me Atalanta-n, Roma: Goditje për integritetin e kampionatit

11:18 | 30 Prill 2024
KRG

“Një tjetër goditje për integritetin e kampionatit”-kështu e nis Roma reagimin pas përgjigjes negative për shtyrjen e ndeshjes me Atalanta-n, që do të luhet siç ishte planifikuar të dielën më 12 maj, pavarësisht kërkesës së klubit “verdhekuq” për ta zhvendosur atë për të hënën (me pasojë shtyrjen e ndeshjes së Kupës, pasi më 15 maj është finalja Atalanta-Juventus).

Kërkesa e Roma-s u bë pasi të dyja skuadrat janë të angazhuara në Europa League dhe të dyja janë në garë në kampionat për një vend në Champions League.

Më tej në kërkesën e Roma-s shkruhej: “Kjo kërkesë rrjedh jo vetëm nga kjo ndeshje (Atalanta-Roma) me qëllim kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League, por edhe nga nevoja për të mbrojtur dhe garantuar integritetin e kampionatit të Serisë A, që jemi të sigurt se përfaqëson synimin tonë të përbashkët, për të ndërtuar një produkt me vlerë të besueshëm për të gjithë aktorët, nga institucionet e deri te tifozët”./Ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme