17 vjet burgim ka shqiptuar Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj Qëndrim Januzit për vrasjen e Gazmend Hysenit.
Januzi të martën është shpallur fajtor nga gjykata për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.
Trupi gjykues e ka dënuar Jonuzajn me 17 vjet burgim, 16 vjet për vrasje dhe 1 vjet e 6 muaj burgim për armëmbajtje pa leje.
Avokati i familjes së të ndjerit, Bekim Sylejmani ka thënë se janë të pakënaqur me rikualifikimin e veprës penale nga vrasje e rëndë në vrasje që ka bërë gjykata si dhe me lartësinë e dënimit.
“Sot Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur vendimin sa i përketë Qëndrim Jonuzajt, unë si përfaqësues i palës së dëmtuar jam i pakënaqur me rikualifikimin që ka bërë gjykata edhe gjithashtu sa i përketë lartësisë së dënimit duke marrë parasysh përgjegjësin që ka pasur kryerësi i veprës penale dhe duke marrë parasysh rrethanat në të cilat është kryer vepra, pasojat që janë shkaktuar pasi që i ndjeri ka qenë trashëgimtari i vetëm i familjes, ne kemi prit që dënimi të jetë më i lartë dhe do të paraqesim ankesë në gjykatën e apelit, pasi kemi të bëjmë me një vrasje të rëndë dhe mizore”, tha Sylejmani./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Vrasja e Gazmend Hysenit/ 17 vjet burgim për Qëndrim Januzin
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...