Hajnat vjedhin dy komplete me libra dhe një fshesë elektrike në Ferizaj

10:12 | 30 Prill 2024
K.B

Dy komplete me libra dhe një fshesë elektrike janë vjedhur në Ferizaj.

Policia njofton se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e shkollës.

“Fsh. Komogllavë, Ferizaj 29.04.2024 – 09:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në objektin e shkollës duke thyer derën e bibliotekës dhe nga aty kanë vjedhur dy komplete me libra dhe një fshesë elektrike. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin nga policia.

Rasti në hetime./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme