Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, përplaset me gazetaren

09:49 | 30 Prill 2024
R J

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një konference me mediat të hënën, humbi plotësisht kontrollin dhe u përplas me një nga gazetarët e pranishëm.

Përplasja ndodhi kur atij iu parashtrua një pyetje nga gazetarja e “Bosnjës së Lirë”.

Analistja Ivana Stradner deklaroi se Serbia synon të heqë dorë nga rruga drejt Brukselit dhe t’i bashkohet BRICS-it.

Kjo bëri që presidenti Vuçiç të përgjigjej me ironi – duke thënë se vetëm e lirë nuk është duke iu referuar emrit të mediumit nga ku iu parashtrua pyetja.

“Si e di ajo se çfarë mendojë apo ëndërroj unë. A mos më kanë vendosur një çip në kokë? Gjithçka mendoj unë vetëm për BRICS-in jo, ata janë çmendur të gjithë – mbetet të shihet se cili mjek do t’i shërojë”, tha Vuçiç i cili vazhdimisht me një dozë nervozizmi dhe ngritje toni i përgjigjes gazetares.

Kjo nuk është hera e parë që Vuçiç reagon në këtë mënyrë ndaj gazetarëve, e në veçanti ndaj atyre që nuk mendojnë si ai./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme