Pas disfatës në “El Clasico” ndaj Real Madrid, Barcelona rikthehet te suksesi në LaLiga teksa katalanasit mposhtën në shtëpi me rezultatin 4-2 Valencian. Ishte një sfidë të cilën të besuarit e trajnerit Xavi Hernandez e nisën mirë dhe shënuan të parët me anë të Firmin Lopez. Por, shpejt u barazuan pas një gafe të Ter Stegen nga e cila përfitoi Duro.
Ndërkohë, në të 38-tën, Valencia shënoi edhe të dytin me autor Pepelu që nuk gaboi nga pika e bardhë. Në fundin e pjesës së parë, miqtë mbeten me 10 vetë pas daljes me karton të kuq të portierit Mamardashvili. Një episod të cilin blaugranat e shfrytëzuan në maksimum teksa barazuan vetëm katër minuta pas startit të fraksionit të dytë me anë të Lewandowskit.
Një gol që kaloi edhe në “sitën” e sistemit VAR, por që në fund u aprovua. Ishte po sulmuesi polak ai që shënoi edhe golin e përmbysjes në minutën e 82. Lewandowski nuk u ndal me kaq pasi realizoi edhe të tretin personal, këtë herë nga goditja e dënimit duke i dhuruar kështu tre pikët skuadrës së tij. Pas kësaj ndeshje, Barça ngjitet në kuotën e 73 pikëve në vend të dytë ndërsa Valencia mbetet me 47 pikë në vend të tetë./Ss
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...