Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar ligjvënësit evropian që në këtë mandat kanë mbështetur vazhdimisht Republikën e Kosovës në rrugën e saj evropiane.
Me anë të një postimi në “X”, ajo ka falënderuar edhe presidenten Roberta Metsola që ngritën zërin për popullin e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Kosova ishte e bekuar që kishte miq, aleatë, avokatë të panumërt eurodeputetë që na qëndruan pranë në Parlamentin Evropian. Ata vazhdimisht mbështetën vendosmërinë tonë të qartë ndaj BE-së, përkrahën me këmbëngulje procesin e liberalizimit të vizave dhe ishin kampionë të vërtetë të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.
“Për presidenten Roberta Metsola dhe të gjithë euro-deputetët që ngritën zërin për popullin e Kosovës, faleminderit! Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë rrugë, të papenguar. Kosova në BE”, shtoi ajo.
This @Europarl_EN legislative term, Kosovo was blessed to have countless friends, allies, advocates—MEPs who stood by us.
They relentlessly supported our clear determination towards the EU, persistently advocated for the conclusion of the visa liberalization process, and were… pic.twitter.com/ZNescO5RfV
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 29, 2024
Ndryshe, kjo nomenklaturë e Parlamentit Evropian ka përfunduar mandatin.
Qytetarët e Bashkimit Evropian do të votojnë nga 6 deri më 9 qershor për t’i zgjedhur 720 anëtarë të rinj të Parlamentit Evropian për pesë vjetët e ardhshme./Arbresh.info/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...