Mbrëmjen e të dielës një shqiptar ka rënë pre e një atentati në Belgjikë. Bëhet fjalë për 44-vjeçarin me origjinë nga Mirdita, Agustin Kaza. Atentati ndaj tij ka ndodhur në Schaarbeek të Belgjikës rreth orëve të pasdites.
Ka qenë një person i maskuar që ka qëlluar ndaj 44-vjeçarit shqiptar, duke e plagosur me dy plumba në gjoks ndërsa dy të tjerë e kanë kapur në pjesën e kokës. Momentalisht mësohet se 44-vjeçari është në gjendje kome dhe në rrezik për jetën. Ai është qëlluar në një lokal me pronar një tjetër shqiptar, lokali me emrin “Te xhoni” “Byrektore Xhoni
Policia shqiptare është në kontakt me atë belge, lidhur me shkaqet dhe motivet e këtij atentati. Besohet se ngjarja ka ardhur për hakmarrje, sipas autriteteve belge për “Kanun”. Dyshohet se autori është një vrasës me pagesë.
Sipas të dhënave paraprkae, 44-vjeçari është vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve në 3 korrik të 1997 në Mirditë. Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë villain vite më parë. Më datë 7 Janar të vitit 1994 në Rreshën u vra Ndue Kaza./abcnews
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...