Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza me ftesë të ambasadorit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, është takuar me pesë ambasadorë evropianë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se në takim është biseduar për situatën politike dhe ekonomike në vend, teksa Hamza ua ka shprehur nevojën për përkrahjen e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës, shkruan Arbresh.info.
“Me ftesë të Ambasadorit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, një takim të përbashkët dhe shumë domethënës kisha me pesë ambasadorë evropianë. Me Erikun dhe kolegët e tij, ambasadoren Karin Lobezo, ambasadorët Johanes Westerlund, Grégoire Cuvelier dhe Matti Nissinen, kishim rastin të bisedojmë për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, për planet e mia për qeverisjen e re që presim të sjellë një ndryshim rrënjësor dhe të domosdoshëm, sidomos në koordinimin me aleatët.”, ka shkruar ai.
“Ambasadorëve ua shpreha nevojën e përkrahjes së Republikës së Kosovës në votimin për Këshillin e Europës. Përkundër polarizimeve politike, peizazhi politik kosovar, pozitë dhe opozitë, qëndron unik për nevojën e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës. Po ashtu, ne duhet ta rrisim ndërveprimin që të sjellim investime ekonomike dhe përkrahje diplomatike në fazën e ardhshme të integrimeve euroatlantike”, shtoi Hamza./Arbresh.info/
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj