Manchester City arriti ta mposht Nottingham Forestin me rezultatin 0:2 në udhëtim në kuadër të Premier League.
Golat e fitores u realizuan nga Josko Gvardiol dhe Erling Haaland.
Me këtë fitore, City i është afruar në një pikë Arsenalit që është lider, por skuadra nga Manchesteri ka një ndeshje më pak të luajtur.
I pyetur për shanset e Cityt për të fituar Premier Ligën, ai pati njw pwrgjigje interesante.
“Është larg. Më bëni këtë pyetje kur të jemi në krye të ligës dhe kemi një ndeshje të mbetur. Por me katër ndeshje të mbetura është sikur ne duhet të ngjitemi në një mal të madh. Është në duart tona”, tha Guardiola.
Arsenali ishte rival i Cityt edhe sezonin e kaluar, por u dorëzua në fund, por Guardiola mendon se ata nuk do të humbasin asnjë ndeshje më deri në fund.
“Ne preferojmë që ata humbasin, por ne nuk mund ta kontrollojmë atë që bëjnë. Ata po luajnë shumë mirë dhe po, kanë mbetur edhe katër ndeshje. Unë mendoj se ata nuk do të humbasin asnjë pikë dhe ne e dimë saktësisht se çfarë duhet të bëjmë”, përfundoi trajneri spanjoll.
Ndeshja e radhës për Manchester Cityn në Premierligë do të jetë ajo me Wolverhamptonin të shtunën.
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...