Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

09:38 | 29 Prill 2024
L G

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka theksuar se Kosova duhet të jetë gati për luftë. Sipas tij, një sulm hibrid nga Serbia gjithmonë mund të fillohet kundër nesh.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it.

“Ne duhet të jemi gati për luftë. Po, një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, siç ka treguar shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillohet kundër nesh – dhe ne duhet të përgatituni që kjo të ndodhë përsëri në çdo kohë”, ka deklaruar Bislimi, për platformën ukrainase të lajmeve European Pravda.

Bislimi ka thënë se ekzistojnë arsye për të besuar se Rusia ishte e përfshirë drejtpërdrejt në sulm.

“Në jug të Serbisë, në qytetin e Nishit, i cili nuk është shumë larg kufirit me Serbinë, ekziston e ashtuquajtura Qendra Humanitare Ruse e cila zyrtarisht është e angazhuar në sigurinë nga zjarri, por askush nuk ka parë ndonjë rezultat të punës së saj”, ka thënë ai.

Bislimi ka deklaruar se Perëndimi pajtohet me provat se sulmi në veri ishte një hibrid që i kishte rrënjët në lidershipin e lartë të Serbisë./rtk

Të ngjashme