Kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në mbyllje të sezonit 2023/24, Ballkani, Llapi, ndoshta edhe Drita do të vazhdojnë të luftojnë fuqishëm për titull.
Ilir Daja, Tahir Batatina, por edhe Zekirija Ramadani janë treshja që do të luftojnë për titullin e kampionit në këtë sezon, i cili mund të vendoset me foto-finish.
Kjo pasi, Ballkani është lideri me 63 pikë, Llapi ka 61 pikë, ndërsa Drita mbetet me 59 pikë.
Sa i përket orarit, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund, të tri ekipet që po luftojnë për titull, kanë nga tri ndeshje në shtëpi dhe dy mysafir.
Por sa i përket përballjeve mes vete, do të takohen vetëm Llapi me Ballkanin dhe atë në xhiron e 35-të (të para fundit) në “Zahir Pajaziti.
Ballkani ka udhëtime te Malisheva dhe siç e cekëm te Llapi, ndërsa pret në Suharekë ekipe si Dukagjinin, Fushë Kosovën dhe Prishtinën.
Llapi luan mysafir te Gjilani dhe Liria, ndërsa pret në shtëpi Feronikelin, Malishevën dhe Ballkanin.
Në anën tjetër Drita do të udhëtojë te Prishtina dhe Gjilani, ndërsa pret në shtëpi Malishevën, Feronikeli 74 dhe Fushë Kosovën.
Kampion aktual i Kosovës është Ballkani dhe deri më tani është në rrugë të mirë për të mbrojtur titullin./Arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...