Për Daniele De Rossin, Roma nuk luajti ndeshjen që ai donte këtë të dielë ndaj Napolit.
Në prononcimin e dhënë për mediet pas barazimit 2-2, trajneri i “verdhekuqve” deklaroi se skuadra e tij duhej të ishte më e qartë kur kishte topin, ndërsa shtoi se duhet të gjejnë formën që të jenë mirë, pasi të enjten kanë një tjetër sfidë të madhe, referuar këtu përballjes së Europa League kundër Bayer Leverkusenit.
“Barazimi nuk mund të quhet rezultat i keq në Napoli, por nuk është rezultati dhe ndeshja që donim. Duhet të ishim më të qartë kur kishim topin. Në pjesën e dytë bëmë pak më mirë, por sërish duhet të bëjmë më mirë dhe të gjejmë forcën për të enjten, pasi kemi ndeshje kundër një ekipi që luan mirë”-deklaroi De Rossi.
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...