Abdixhiku: Në këtë moment kyç të zgjedhjeve evropiane, mërgata jonë e madhe, duhet të tregojë aktivizim

00:01 | 29 Prill 2024
E.G

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së), Lumir Abdixhiku  është takuar me eurodeputetin David McAllister, në Winsen të Gjermanisë.

Me anë të një postimi në Facebook Abdixhiku, ka deklaruar se nga mërgimtarët ka kërkuar mbështetje për McAllister në zgjedhjet evropiane, shkruan Arbresh.info.

“Në këtë moment kyç të zgjedhjeve evropiane, mërgata jonë e madhe, duhet të tregojë aktivizim. Jo vetëm për të shpërfaqur më së miri interesat e tyre në vendet ku jetojnë, por dhe për të qenë forcë përcaktuese tanimë përtej kufijve tonë shtetëror”, ka shkruar ai.

” Dhe në këtë moment kyç është thelbësore që ne të mbështesim një kandidat që jo vetëm ka treguar angazhim, jo vetëm që ka treguar pasion, jo vetëm që njeh ëndrrat tona e i kupton nevojat tona, por një kandidat që në gjithë veprimtarinë e vet politike ka gjetur kohë të vendosë Kosovën në ballë të angazhimit personal politik duke dhënë rezultate të prekshme drejt kauzës sonë euroatlantike”, ka shtuar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme