Shkencëtarët nga Instituti për shkencë mjekësore në Universitetin Jeju në Korenë Jugore kanë dëshmi që aminoacidet nga kjo perime lehtësojnë simptomat e migrenës dhe mbrojnë mëlçinë nga toksinat.
Nëse nuk dëshironi vuani nga migrena, mos pini për së tepërmi alkool. Në fakt, kjo është metoda e vetme e sigurt kundër të përzierave dhe dhimbjeve. Megjithatë, adhuruesit e alkoolit para daljes pinë qumësht dhe hanë bukë dhe pinë ujë para se të bien në gjumë. Shkencëtarët propozojnë edhe një metodë të re.
Në studimin e publikuar në “Journal of Food Science” hulumtuesit kanë analizuar komponentët e shpargut të ri dhe kanë vëzhguar efektin në organizmat e gjallë, qeliza dhe njerëz.
Udhëheqësi i hulumtimit Y. Kim thotë: “Helmimi i qelizave ka qenë dukshëm më i vogël pas konsumimit të shpargut”. Ata kanë konstatuar edhe që gjethet e imëta, të petëzuara të shpargut janë më të pasura me aminoacide dhe minerale, pra edhe më efikase në parandalimin e dhimbjes së kokës.
Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që shpargu është i pasur me aminoacide, të cilat stimulojnë funksionin e enzimave, çka përsëri shpejton shpërbërjen apo tret jen e alkoolit në trup.
Shpargu shpesh përdoret në mjekësi alternative sepse konsiderohet që vepron kundër kancerit. Përdoret edhe te shërimi i kërpudhave, infeksioneve, por vepron edhe si diuretik.
Kjo perime është me pak kalori, ndërsa e pasur me vitamina, minerale dhe fibra. Vlera energjetike e 100 gramë shpargu është vetëm 35 kalori, sepse pjesën më të madhe e përben uji (93 për qind), derisa 1,7 për qind bie në proteina, 2.6 për qind në karbohidrate dhe 0,7 në yndyra.
Nga vitaminat dhe mineralet, më së shumti ka kalium dhe kalcium, magnez, hekur, fosfor; bakër, mangan, selen dhe zink, vitaminë B6, vitaminat A, C, K dhe E, tiaminë, riboflavinë, rutinë, niacinë.
Është interesante që aminoacidi asparagin, i cili gjendet në sasi të mëdha në shparg, emrin e ka marrë pikërisht nga shpargu./Telegrafi/
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...