Pa fitues mbyllet derbi mes Betisit e Sevillës

23:08 | 28 Prill 2024
D.H

Sevilla dhe Betisi kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros  së 33-të në La Liga.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, shkruan Arbresh.info.

Goli i parë erdhi nga Betisi në minutën e 38-të, kur Isco realizioi nga pika e bardhë.

Kurse rezultati u barazua në minutën e 56-të, nga Salas.

Me këtë barazim Betisi mbetet në pozitën e shtatë me 49 pikë, ndërsa Sevilla është e 13-ta me 38 sosh./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme