Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e Titanikut është shitur për një shumë marramendëse. Plot 1.4 milionë euro.
Ora iu shit një koleksionisti privat në SHBA nga Henry Aldridge & Son në Devizes, Wiltshire, për çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë për reliket e Titanic.
Ora pritej të shitej diku mes 100,000 dhe 150,000 £. Objekti prej ari është një ndër artikujt që ofrohen në shtëpinë e ankandit Henry Aldridge & Son në Ëiltshire, Angli, duke përfshirë valixhen që përmbante violinën që luante drejtuesi i grupit kur u mbyt anija, si dhe një libër xhepi që regjistron udhëtimet e planifikuara të Titanikut.
Ora i përkiste John Jacob Astor, 47 vjeç, i cili u fundos bashkë me anijen më 15 prill 1912 pasi ndihmoi gruan e tij në një varkë shpëtimi.
Në vend që të provonte fatin në një varkë tjetër shpëtimi, biznesmeni i veshur gjithmonë me shije, një anëtar i shquar i familjes së pasur Astor, u pa për herë të fundit duke pirë një cigare dhe duke biseduar me një pasagjer tjetër.
Trupi i tij u gjet në Atlantik, shtatë ditë pas fundosjes së anijes. Pasi u nxor nga uji, bashkë me të u gjend edhe ora e arit 14 karatë, në të cilin ishin gdhendur inicialet JJA.
Ora ishte ndër sendet personale që u gjetën me trupin e Astorit pas fundosjes së Titanikut, sipas shtëpisë së ankandit. Ai kishte po ashtu mansheta floriri, një unazë diamanti, para dhe një portofol.
Pasi trupi i Astorit u gjet, këto sende iu dërguan djalit të tij, Vincent Astor, i cili e rivendosi plotësisht orën në gjendje pune. Në vitin 1935, Vincent ia dha orën si dhuratë pagëzimi djalit të tij të vogël William Dobbin IV, sekretarit ekzekutiv të John Jacob Astor, sipas shtëpisë së ankandit.
Aldridge i tha CNN se familja Dobbyn e mbajti orën deri në fund të viteve 1990, kur ajo u nxor në ankand.
Astor konsiderohej si një nga njerëzit më të pasur në botë në kohën e fundosjes së Titanikut, me një vlerë neto prej rreth 87 milion dollarë – ekuivalenti i disa miliardë dollarëve sot./a2cnn/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...