Ka vdekur në moshën 69-vjeçare ish-kryetari i Komunës së Pejës, Ali Lajçi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur zyrtari i Vetëvendosjes në Pejë, Berat Ganiqi përmes një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Njeriu që ishte pjesë e etapave të ndryshme, Njeriu që i bëri ballë burgut, Njeriu që luftojë për ndryshimet politike dhe njeriu që mbrojti Pejën nga eksteritorialiteti, na paska lënë sot. Pusho në paqe Baca Ali!”, ka shkruar ai.
Lajçi ishte ish i dënuar politik nga regjimi i Serbisë.
Në kohën e shpalljes së Pavarësisë së vendit ishte deputet nga Grupi Parlamentar i LDK-së.
Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg. Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë Kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...