Google ADS

Nesër hapet ekspozita “Ukraina: Një Krim Lufte”, merr pjesë Kurti

19:57 | 28 Prill 2024
E.G

Nesër do të hapet ekspozita “Ukraina: Një Krim Lufte”, e prodhuar nga FotoEvidence, me mbështetje nga Open Society Foundations – Ëestern Balkans, në bashkëpunim me Qendrën Barabar.

Hapja e ekspozitës fillon në orën 19:00, më 29 prill, në Qendrën Barabar (Grand Hotel, kati 4), shkruan Arbresh.info.

Sipas njoftimit, në këtë ekspozitë do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Në hapje të ekspozitës do ketë fjalë rasti nga:

  1. Andi Dobrushi –Drejtor i Open Society Foundations – Ëestern Balkans
  2. Albin Kurti– Kryeministër i Kosovës

Znj. Svetlana Bachevanova – kuratorja e ekspozitës nga FotoEvidence

  1. Brendan Hoffman– fotoreporter me bazë në Ukrainë”, thuhet në njoftim.

“Ekspozita rrjedh nga libri me të njëjtin titull botuar nga FotoEvidence, i cili përfshin mbi 360 fotografi nga 93 fotoreporterë dhe rrëfime të dëshmitarëve që hedhin dritë mbi pushtimin rus.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme