​Vdes një 79 vjeçar në Entin Special Mental në Ferizaj

19:28 | 28 Prill 2024
E.G

Një 79 vjeçar ka vdekur në Entin Special Mental në Ferizaj.

Qazim Reka, zëdhënës i policisë rajonale për Ferizaj, ka thënë për Arbresh.info se rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:20.

“Sot rreth orës 10:20 jemi informuar se në Entin Special Mental Ferizaj, personi B.K. (79), me të meta mentale, ka vdekur në mënyrë natyrale. Këtë e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar. Për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar dhe është hapur rast hetimi mbi vdekje”, tha ai./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme