Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

17:36 | 28 Prill 2024
E.G

I dërgojnë në Kosovë mbi një miliard euro çdo vit, por numri i saktë i kosovarëve që jetojnë jashtë vendit nuk dihet.

Llogaritet të jenë rreth 700 mijë, por gjatë një procesi që u përcoll me shumë kritika vite më parë, doli se diaspora kosovare ka rreth 400 mijë persona.

E, për t’u ditur numri i vërtetë, diaspora i ka dy mundësi për pjesëmarrje në regjistrimin e popullsisë: përmes familjarëve që jetojnë në Kosovë apo online përmes platformës ediaspora.rks-gov.net.

Pse është i rëndësishëm regjistrimi?

Përmes regjistrimit Kosova kupton, numrin, përbërjen dhe shpërndarjen e diasporës.

Shteti poashtu do të ketë të dhënë për moshën, gjininë, të dhëna rreth arsimimit, profesionin, gjininë dhe të dhëna rreth statusit socio-ekonomik të diasporës.

Këto të dhanë ndihmojnë që të përshtaten shërbimet konsullore, programet kulturore dhe iniciativat ekonomike për diasporën.

“Nëse ne duam të hapim një konsullatë të re, duhet të kemi një bazë të mirë të të dhënave dhe në lokacionin ku duam të hapim konsullatën e re të kemi evidencën se kemi nevojë të hapim konsullatën në atë lokacion. Njëjtë vlen edhe për hapjen e ndonjë qendre kulturore”, ka deklaruar zëvendësministrja e diasporës Liza Gashi./Radio Evropa e Lirë/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme