5 të vdekur, mbi 30 të lënduar nga tornado në Kinë

15:18 | 28 Prill 2024
E.G

Së paku 5 persona kanë humbur jetën përderisa 33 të tjerë janë lënduar si pasojë e një tornadoje të befasishme i cili goditi qytetin Guangzhou në Kinën jugore.

Sipas njoftimeve, tornadoja e cila goditi qytetin i cili tanimë po vuan pasojat e vërshimeve masive të ditëve të kaluara, ka dëmtuar më shumë 140 fabrika dhe një numër të shtëpive private duke shkaktuar kështu dëme të mëdha në infrastrukturë.

Guangzhou me 19 milionë banorë, është qyteti i dytë më i madh në Kinë dhe njëra prej qendrave ekonomike.

Tornadot me fuqi të tillë janë tejet të rralla në Kinë por, shkencëtarët paralajmërojnë se me ndryshime klimatike ngjarje të tilla mund të ndodhin çdo herë e më shpesh./rtk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme