Zyrtarët rusë e kanë kërcënuar të dielën Perëndimin se Moska do të përgjigjet “ashpër”, në rast se asetet e ngrira ruse konfiskohen, duke u zotuar për masa hakmarrëse dhe veprime ligjore “pafund”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se Rusia nuk do t’i dorëzojë kurrë territoret që ia ka uzurpuar Ukrainës, në këmbim të kthimit të aseteve të ngrira ruse.
“Mëmëdheu ynë nuk është në shitje”, shkroi Zakharova në aplikacionin Telegram.
“Asetet ruse duhet të mbesin të paprekura, sepse, përndryshe do të ketë përgjigje të ashpër ndaj hajdutërisë së Perëndimit. Në Perëndim ka shumë që e kanë kuptuar këtë, por jo të gjithë fatkeqësisht”, tha ajo.
Si përgjigje ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre i ndaluan transaksionet me Bankën Qendrore të Rusisë dhe me Ministrinë ruse të Financave, si dhe i bllokuan gati 300 miliardë dollarë asete ruse në Perëndim.
Shumica e aseteve të ngrira ruse janë në institucionet financiare evropiane, e jo në ato amerikane.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të dielën se sasi të mëdha parash të Perëndimit ndodhen ende në Rusi, të cilat mund të jenë cak i kundërmasave nga Moska.
“Mundësia e veprimeve ligjore [kundër konfiskimit të aseteve ruse] do të jetë shumë e hapur”, tha ai.
“Rusia do t’i shfrytëzojë ato dhe do ta mbrojë veten pafundësisht”, shtoi ai./Radio Evropa e Lirë/
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...