Lionel Messi ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit amerikan MLS, ku Inter Miami ka marrë fitore në udhëtim 1-4 te New England Revolution.
Futbollisti më i mirë në botë për vitin e fundit, ka dhënë një paraqitje fantastike në Gillette Stadium në prani të 65 mijë tifozëve me dy gola dhe dy asistime.
Golin e parë argjentinasi e realizoi në minutën e 32-të pas një asistimi nga Taylor për t’i barazuar shifrat në 1-1, ku me këtë rezultat u mbyllën edhe 45 minutat e para.
Ishte minuta e 68-të e ndeshjes, kur Messi u shërbye në mënyrë të mrekullueshme nga Sergi Busquets për të realizuar golin e dytë.
Pas kësaj argjentinasi vazhdoi shkëlqimin me asistime, teksa shërbeu Cremaschin dhe Luis Suarezin që realizuan për 1-3 dhe 1-4.
Me këtë fitore Inter Miami ngritët në pozitën e parë në tabelë me 21 pikë në Konferencën e Lindjes.
Ndërkohë Messi me dy golat e shënuar gjithashtu është ngritur në pozitën e parë të golashënuesve në MLS, pasi tani ka nëntë gola dhe tetë asistime. /Telegrafi/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...