Arrestohet një serb në Gjakovë i dyshuar për krime lufte

09:57 | 28 Prill 2024
E.H

Një shtetas serb është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se ka kryer krime ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovës.

Sipas Policisë, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë, 1999 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, nën dyshimin se ka kryer krime ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme