Sulmet ruse në infrastrukturën energjitike të Ukrainës/ Zelensky: Në shënjestër objektet që furnizojnë BE

21:40 | 27 Prill 2024
R J

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se sulmi rus në mëngjesin e së shtunës në sektorin energjetik të Ukrainës, kishte shënjestruar objektet e gazit të cilat janë të rëndësishme për furnizimin e Bashkimit Evropian.

“Objektivi kryesor ishte sektori i energjisë, objektet e ndryshme në industri, si objektet e tranzitit të energjisë elektrike ashtu edhe të gazit”, tha ai në fjalimin e tij, shkruan Sky News.

“Në veçanti, ato objekte të gazit që janë vendimtare për të siguruar dërgimin e sigurt në Bashkimin Evropian”, shtoi ai.

Moska më herët pretendoi se sulmet e saj ishin “në përgjigje të përpjekjeve të regjimit të Kievit për të dëmtuar objektet energjetike dhe industriale ruse”./abcnews.al

Të ngjashme