Leverkusen vazhdon mosmposhtjen

21:20 | 27 Prill 2024
R J

Seria e pamposhtur e Bayer Leverkusen ka vazhduar falë golit të barazimit në minutën e 97-të nga Robert Andrich.

Të shtunën skuadra e Xabi Alonso në ndeshjen e Javës së tridhjetë e një ka barazuar me VfB Stuttgart.

Rezultati përfundimtar i përballjes në “BayArena” ka qenë 2-2.

Mysafirët kanë gjetur epërsi të dyfishtë me golat e Fuhrich (47′) dhe Undav (57′), por Leverkusen e ka përmbysur rezultatin.

Fillimisht ka shënuar Adli (61′) dhe pastaj kur është dukur se Leverkusenit po i shkaktohej humbja e parë, në skenë ka dalur Andrich për ta barazuar rezultatin.

Leverkusen që tashmë është shpallur kampion ende nuk e ka përjetuar humbjen. Nga tridhjetë e një ndeshje në Bundesliga skuadra ka arritur të realizojë tridhjetë e një fitore dhe gjashtë barazime./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme