Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar gjithsej 54 lëmoshë kërkues nga Republika e Kosovës, prej të cilëve 22 të moshës madhore, dhe 32 fëmijë.
Ndërsa ka identifikuar edhe 22 lëmoshë kërkues nga Republika e Shqipërisë, prej te cilëve 15 persona te moshës madhe dhe 07 fëmijë.
Gjatë implementimit të këtij plani policia ka iniciuar gjithsejtë 18 raste penale, me 16 persona të dyshuar, si dhe një person te dëbuar.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore e në veçanti fëmijëve, ka hartuar Planin Operativ “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit ” Prill 2024.
Ky plan operativ është zbatuar në të gjithë territorin e RKS-së , në periudhën kohore 15.04.2024 deri me datë 27.04.2024 nga të gjitha Njësitet Rajonale të DHTQNJ-së dhe akterët tjerë relevant si: Prokuroritë ne rajonet përkatëse, Qendrën për punë sociale, Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj etj.
Aktiviteti përmbyllës është zhvilluar më datë 27.04.2021 ku edhe janë realizuar aktivitetet si në vijim :
• Janë identifikuar gjithsejtë 54 lëmoshë kërkues nga Republika e Kosovës, prej të cilëve 22 te moshës madhore, dhe 32 fëmijë.
• Janë identifikuar gjithsejtë 22 lëmoshë kërkues nga Republika e Shqipërisë, prej te cilëve 15 persona te moshës madhe dhe 07 fëmijë.
Gjatë implementimit të këtij plani janë iniciuar gjithsejtë 18 raste penale, me 16 persona të dyshuar, si dhe një person te dëbuar.
Policia e Kosovës do të vazhdoj edhe më tutje me aktivitete për parandalimin e trafikimit me njerëz dhe parandalimin e kërkim lëmoshës./Arbresh.info
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...