Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borellin dhe vendet e QUINT-it

15:34 | 27 Prill 2024
E.K

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili gjatë periudhës së fundit është ndër personat që është përmendur se mund të pasojë pozitën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian , Miroslav Lajçak, sot ka njoftuar se është duke përgatitur një draft-dokument lidhur me dialogun Kosovë – Serbi.

Në profilin e tij në X,  Pahor shkruan se për draftin për dialogun Kosovë-Serbi fillimisht dëshiron të koordinohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell, shtetet anëtare të BE-së dhe QUINT-in.

“Lidhur me pyetjet që po merr ish-presidenti Pahor në pritje të rolit të tij si kandidat për të dërguarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, ai aktualisht nuk po i përgjigjet asnjë pyetjeje apo kërkese për intervistë deri në njoftimin e radhës…

Ish-presidenti Pahor është duke përgatitur një draft skicë për vazhdimin e dialogut, por ai dëshiron që fillimisht ta koordinojë atë me Përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell dhe shtetet anëtare të BE-së, veçanërisht vendet e Quintit”, shkruan në X./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme